Duke folur për veriun, ka pasur edhe përplasje në mes të liderëve të opozitës dhe kryeministrit, Albin Kurti. Fillimisht ka qenë opozita që ka kërkuar nga pushteti që t’i arrestoi bandat kriminale që po i kishte listuar kryeministri me emër e mbiemër, por që kurti dhe Abdixhiku kanë vazhduar me thumbime, shkruan Gazeta Metro.
Kurti duke ironizuar me liderët e opozitës, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, iu ka shtuar një pyetje, se a duhet të arrestohen këta kriminel me koordinim a pa koordinim, duke aluduar koordinimin me aleatët e Kosovës që kryeministri Kurti në aksioni e fundit në veri i ka injoruar.
“Arrestimin e këtyre të kriminelëve në veri a duhet të bëhet me koordinim apo pa koordinim”, iu përgjigj fillimisht pyetjes së opozitës kryeministri Kurti, i cili ironinë dhe cinizmin e ka specialitet në debate edhe kur ato janë serioze.
E menjëherë i ka reaguar lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili ia kujtoi kryeministrit Kurti, telefonatën e mbrëmshme nga Shtëpia e Bardhë, e që pasojë edhe ‘dorëzimi’ i Kurtit që mburrej se nuk njehë presion ndërkombëtar, menjëherë pas kësaj telefonate, Kurti në një mënyrë ka lënë të nënkuptohet se ka pranuar shkuarjen në zgjedhje të reja.
“Me qatë koordinim si mbrëmë kryeministër, me qatë koordinim” , ia ka kthyer Abdixhiku./gazetametro.net
Kurti i drejtohet Abdixhikut e Krasniqit: A me i arrestu bandat e veriut me koordinim a pa koordinim