Loading…

Abdixhiku: Kanë rinisur punimet në ‘Rrugën A’ pasi u rrëzu vendimi i gjykatëses familjare

  • 21/11/2023 | 11:08

Abdixhiku: Kanë rinisur punimet në ‘Rrugën A’ pasi u rrëzu vendimi i gjykatëses familjare

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë. Ai  ka thënë se shkalla e dytë e Komerciales ka rrëzuar vendimin skandaloz të “gjykatëses familjare”.


Abdixhiku ka thënë se shkalla e dytë e ka rrezuar vendimin sepse ka qenë joprofesional dhe shkelje e rëndë.

Kryetari i LDK-së ka thënë se vendimet e marra me urdhra politike s’mund të përfundojnë ndryshe.

Reagimi i plotë:

Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot! 🚧

Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë.

Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.

Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë