Loading…

Abdixhiku-Kurtit: Pse ke thirrur seancë, a po të duhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme?

  • 15/01/2022 | 15:05

Abdixhiku-Kurtit: Pse ke thirrur seancë, a po të duhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme?

Kryetari i LDK’së dhe deputeti Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, duke thënë se nuk kishte nevojë për seancë të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku në fjalën e tij tha se për LDK qëndrimi rreth referendumit dihet tanimë, madje edhe para se të nisë seanca.

Ai shtoi se mbajtja e këtij referendum mohon integritetin territorial të Kosovës, dhe si i tillë kundërshtohet nga subjekti që ai drejton.

‘’Për LDK mbajtja e referendumit të një shteti tjetër, është çështje e mbyllur para se të nisë seanca. Është praktikë e papranueshme ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet bazë të demokracisë. Në rastin specifik, referendum serb mohon integritetin territorial të Kosovës, prandaj kemi të drejtë të kundërshtojmë këtë referendum. Ky është qëndrimi publik i bërë para seance’’, tha Abdixhiku.

Por për Abdixhikun ishte e paqartë arsyeja e kësaj seance, pasi tha se nuk mund ta kuptoj çka i duhet Kurtit për ta ndaluar mbajtjen e referendumit pa e thirrur seancën e jashtëzakonshme.

‘’E paqartë është themelimi i një rezolute, s’mund ta kuptoj dot, sepse kryeministri e ka për detyrë ta zbatoj në plotni detyrën e tij, edhe sikur të kishte rezolutë që i thotë ta lejosh zhvillimin e referendumit është Kushtetuta e Kosovës që nuk e lejon atë.  A të duhen mjete, a të duhet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse Kushtetuta të jep të drejtë, dhe kjo seancë nuk është shfaqje drame  e popullizëm na tregoni se çka është. Nëse ka një shkelje ligji individual ose kolektiv ju nuk thirrni seancë por veproni. Kjo nënkupton fshehje të kryeministrit, ai nuk po guxon të marrë vendim. Ka zgjedhur Kuvendin të ndalë presionin ndaj tij, dhe si me cdo temë ai nuk po arrin t’u japë zgjidhje të mira problemeve që kemi ‘’, tha tutje Abdixhiku.

Ndër të tjera, ai shtoi se këto probleme që po shkaktohen nga Qeveria Kurti po krijojnë tensione madje edhe me ndërkombëtarët, e për këtë ia kujtoi një fjali të ish presidentit Ibrahim Rugova.

‘’ Prandaj kryeministër me lejo të kujtoj disa fjalë të një lideri që nuk krijonte dilema të tilla për popullin e tij- ‘’Drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm”- kryeministër Kushtetutën e ke, ushtro rolin tënd, nuk mund të kesh më qëndrime por vendime. Asnjë rezolutë e asnjë rekomanndim nuk e bëjnë këtë më të thjeshtë. Disa punë s’bëhen për duartrokitje’’, shtoi Abdixhiku./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë