Loading…

Abdixhiku: LDK është pro një Asociacioni sipas Kushtetutës, s’ka parti që është kundër

  • 08/06/2023 | 21:33

Abdixhiku: LDK është pro një Asociacioni sipas Kushtetutës, s’ka parti që është kundër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se partia e tij është pro Asociacionit të interpretimit kushtetutës, transmeton Gazeta Metro.


Lumir Abdixhiku në Pressing të T7, ka thënë se nuk ka parti në Kosovë që është kundër Asociacionit.

Ai tha se Kurti e ka pranuar Asociacionit.

”Natyrisht që jemi pro, ne e konsiderojmë që është obligim ndërkombëtar i Kosovës. Pro një Asociacioni sipas interpretimit kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe nuk kemi premtuar asnjëherë që do ta zhbëjmë. Nuk ka parti politike që është kundër Asociacionit të Kosovës, meqenëse kryeministri ka nënshkruar një marrëveshje që ka Asociacion dhe ka thënë që ka Asociacion. Ne mendojmë që Kosova nuk duhet të iu ikë obligimeve ndërkombëtare, por duhet ta ketë autorësinë”, ka deklaruar kryetari i LDK’së.

Në lidhje me draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Abdixhiku ka thënë se është propozim që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të pranohet.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku e shprehi qëndrimin e tij si kryetar i LDK’së për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dorëzoi një draft për Asociacionin.

”Ne nuk e dim motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë. Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Rama sot përmes një konference për media, Rama bëri të ditur se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Po ashtu, më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, dhe më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Neni 7 i kësaj marrëveshjeje kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”. Ndërkaq, në nenin 10 palët janë zotuar se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë atë për Asociacionin.

Qeveria e Kosovës ka thënë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë