Loading…

Abdixhiku: Letrat e presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje finale me njohje

  • 21/03/2023 | 22:26

Abdixhiku: Letrat e presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje finale me njohje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka humbur momentum historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare, siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku tha se se kryeministri Kurti, ka humbur momentum historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare.

Ai përmendi edhe kërkesën e SHBA’ve për marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Janë tri elemente: Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje në të. Çështja është sa prej këtyre elementeve i kemi në të. A është marrëveshje finale? – jo nuk është. Sepse kemi marrëveshje bazë, jo përfundimtare. Sot dua ta mbajë në përgjegjësi një njeri që ka nis procesin dialogues duke e refuzuar atë si prioritet nacional. E tani në vitin e tretë të qeverisjes, e vetmja gjë që është marrë ka qenë dialogu. Dhe kjo tregon se ka qenë i papërgatitur me kohë, dhe në të njëjtën kohë, ka lëshuar mundësi historike, sepse këto mundësi historike janë të momentumit. Nuk ka qenë e mundur marrëveshja normalizuese finale në 2008, as në 2015, as 2017 as në 2020, ka qenë një koncensus gjithë evropian dhe në ShBA: se tani është momentum për një marrëveshje përfundimtare dhe finale”, tha Abdixhiku në Rubikon.

I pari i LDK’së tha se letrat e presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje finale me njohje.

”Dy letrat e fundit të presidentëve amerikanë, flasin për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me njohje në të. Ky ka qenë një momentum dhe mundësi e jashtëzakonshme”, tha në fund Abdxihiku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë