Loading…

Abdixhiku mbledh kryesinë e tij në LDK pas certifikimit të rezultateve

  • 08/07/2026 | 20:01

Abdixhiku mbledh kryesinë e tij në LDK pas certifikimit të rezultateve

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një takim të Kryesisë së partisë të enjten, më 9 korrik 2026, me fillim nga ora 15:00, transmeton Gazeta Metro.


Mbledhja e strukturës drejtuese të LDK-së zhvillohet një ditë pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Në këto zgjedhje, LDK ka marrë 16.69 për qind të votave, duke siguruar 18 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka bërë të ditur se mbledhja do të nisë në orën 15:00. Në këtë takim pritet të diskutohen zhvillimet pas procesit zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm politikë të partisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë