Loading…

Abdixhiku: Mosliberalizimi i vizave lajm hidhërimi, lëvizja lirshëm e kosovarëve e drejtë bazike njerëzore

  • 23/06/2022 | 22:15

Abdixhiku: Mosliberalizimi i vizave lajm hidhërimi, lëvizja lirshëm e kosovarëve e drejtë bazike njerëzore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka parë si lajm hidhërimi mosliberalizimin e vizave, teksa e ka cilësuar të lëvizurit lirshëm nga ana e kosovarëve si të drejtë bazike njerëzore.


Abdixhiku ka thënë kështu në ‘Facebook’-un e tij, teksa ka rikujtuar edhe rezolutën e përbashkët me EPP-në për liberalizim vizash ndaj Kosovës.

“Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi”, ka deklaruar Abdixhiku.

“Tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan”, përfundon ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë