Loading…

Abdixhiku nuk komenton për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë

  • 12/08/2022 | 12:51

Abdixhiku nuk komenton për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e hapur së fundi nëse duhet të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.


Në një përgjigje për Gazetën Express, Abdixhiku tha se kjo është temë pa relevancë që është prodhuar nga vetë pushtetit për të kamufluar “paaftësinë politike”.

“Nuk e kam ndërmend të merrem me tema irrelevante që prodhohen nga vet pushteti për të mbuluar paaftësinë qeverisëse të Kurtit”, tha Abdixhiku.

Ai tha se partia e tij ka tjetërkund vëmendjen.

“Për LDK-në, brengë mbetet rritja e alarmante e çmimeve prej 14.2% brenda një viti. Brengë mbetet kriza e madhe energjetike e dimrit dhe mosveprimi i Qeverisë karshi kësaj krize. Brengë mbetet bllokimi investiv i Kosovës dhe mungesa e projekteve kapitale si asnjëherë më parë – janë ministri të tëra me zero përqind realizim. Brengë mbetet neglizhimi alarmant i shëndetësisë e mosfurnizimi i spitaleve tona me barna bazike. Këto janë brengat e qytetarëve tanë dhe këtu do të mbajmë diskursin tonë politik”.

Për këtë çështje sot është deklaruar kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, duke thënë se s’duhet të ketë ndalim për bartjen e shamisë në shkolla, por shtoi se e konsideron moshën 16 vjeçare si prag të kësaj.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka filluar një fushatë pro shfuqizimit të udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla. Ministria e Arsimit dje në një njoftim për media ka thënë se për vitin e ri shkollor njoftoi do t’i përmbushin “të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë