Loading…

Abdixhiku për Kurtin: Nëse s’di, thuaj nuk di, ai nuk di të bëjë zgjidhje

  • 28/12/2021 | 22:33

Abdixhiku për Kurtin: Nëse s’di, thuaj nuk di, ai nuk di të bëjë zgjidhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, akuzoi kryeministrin Albin Kurtin se nuk po di të udhëheq teksa krizë energjetike si dhe pandeminë i morri si dy shembuj për paaftësinë e tij.


Ai i ka rekomanduar Kurtit që nëse nuk di të tregojë por jo të fajsojë vazhdimisht pushtetet e kaluara.

“Besoj që Kurti nuk është duke udhëhequr. Nuk ka vendime të rëndësishme, ka simbolikë dhe përfaqësim sipërfaqësor të proceseve. Është pjesë e një kampanje elektorale që vazhdon ta shtrojë vazhdimisht. Nuk tregon se çfarë vendime janë marr, ose a ka ndryshuar Kosova në rrugë të drejtë. Ose a ka ndonjë krizë që e ka menaxhuar mirë kjo qeveri që ka ndodhur në Kosovë pa fajin e tyre. Pandemia dhe kriza energjetike s’po menaxhohen mirë prej tyre”.

“Janë të papërgatitur, nuk reagojnë me kohë, kanë gjetur një ombrellë të fajësimit të diçkaje për 20 vitet e shkuara. Kur je në qeveri, je për ta ndryshuar atë dhe jo për ta kritikuar të shkuarën. Kurti e ka një krizë në tavolinë që duhet ta zgjidhë. Nëse ka menduar që shteti ka shkolla, spitale të mira, etj., dhe që pastaj ai vetë të vijë e të qeverisë, ia ka huq për 30-50 vjet, se Kosova është në krizë. – Po, ti ke marr 50 përqind të votave sepse gjendja ka qenë e keqe dhe qytetarët kanë dashur ndryshim, dhe ti je për atë ndryshim. Nëse s’di, thuaj nuk di – Ai nuk di të bëjë zgjidhje”.

“Reagimi i Kosovës është i fundit për çështjen energjetike. Sot është diskutuar për herë të parë në Kuvend çështja e krizës energjetike. Këto kanë filluar në korrik, ndërsa ky atëherë sillej nëpër Evropë. Nuk e ka idenë e paraprirjes së krizave ose marrjes me krizë. Nuk po jep zgjidhje për krizën qe i ka ardhur në tavolinë. Kanë injoruar institucionet energjetike dhe ekspertët e energjetikës. Ka pasur letra të shkruara dhe refuzime të këtyre letrave. Sot njerëzit duan zgjidhje. Në politikë je për të dhënë zgjidhje. Fakt-kemi krizë që s’varet prej qeverisë, dhe fakt që kemi terr”.

Abdixhiku në Rubikon ka deklaruar se partia e Kurtit vetëm di të kundërshtojë dhe rritet mbi kundështime.

“Edhe jetën demokratike e kanë të rëndë, e kanë bllok, gjithkush që s’është më ta është i keq. Tash pasi humbi zgjedhjet lokale ai tha që krimi ka zbritur në pushtetin lokal. Është një popullist në pushtet që s’ka zgjidhje. Krijon kundërshtar dhe vetëm din të kundërshtojë, edhe në Bruksel ka kundërshtuar, pra është një parti që rritet mbi kundërshtime”.

“Kjo qeveri është paranojake në veprimet e veta, gjithçka i duket që ka një vegëz diku. Fakti që s’ka as dialog të brendshëm për dialog të jashtëm, pra dialog shqiptar, dhe që s’ka interesim për diskutim të brendshëm për dialogun, kjo d.m.th që s’ka prioritet për të ecur Kosova përpara. Nuk ka ide të qartë se si dhe kah duhet shkuar përpara”, përfundoi kryetari i LDK-së , Lumir Abdixhiku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë