Loading…

Abdixhiku për propozimin e Ramës për Asociacionin: Duhet të dalë nga institucionet e Kosovës

  • 08/06/2023 | 21:03

Abdixhiku për propozimin e Ramës për Asociacionin: Duhet të dalë nga institucionet e Kosovës

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se propozim që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të pranohet, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë mënyrë, Abdixhiku e shprehi qëndrimin e tij si kryetar i LDK-së për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dorëzoi një draft për Asociacionin.

”Ne nuk e dim motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë”, tha fillimisht Abdixhiku në Pressing të T7.

Më pas, ai tha se nëse nuk ka autorësi të Kosovës, propozimi mund të bëhet pjesë i diskutimit, por jo edhe i implementimit.

”Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën”, tha Abdixhiku.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë