Loading…

Abdixhiku: Sot është datë e pranimit të Asociacionit, Kurti e ka futur dialogun në qorrsokak

  • 02/02/2023 | 11:41

Abdixhiku: Sot është datë e pranimit të Asociacionit, Kurti e ka futur dialogun në qorrsokak

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, ka deklaruar se data e sotme, 2 shkurt, është datë e pranimit të Asociacionit, shkruan Gazeta Metro.


Ai këtë e tha duke bërë ndërlidhje me deklaratën e Kurtit, ku ky i fundit deklaroi se marrëveshja e 2013 është obligim ndërkombëtar.

“Kjo datë e sotme është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, nuk po them që është mirë a keq. Unë po them që kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja e vitit 2013 që është obligim ndërkombëtar është  e bëshme me disa kushte, por e bëshme është, dhe kushti kryesor është që ky Asociacion të jetë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo ka qenë gjithmonë’’, ka deklaruar kryetari i LDK’së.

I pari i LDK’së ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar se, kryeministri tash e 6 muaj dialogun me Vucic por që asnjëherë s’ka ardhë me dialogun me deputetët në Kuvend.

‘‘Tani kryeministri foli për një marrëveshje për një pikë, numër 10, që se dimë sepse besoni ose jo tash e 6 muaj ky dialogun me Vuciqin por asnjëherë ska ardhë me dialogon me deputetët në Kuvend. Sepse kjo qasje e tij,  jo vetëm që ka sjellë ndryshim thelbësor procesit të dialogut këto dy vjet por tani po flasim për një marrëveshje që s’është as ligjërisht e obligueshme dhe nuk qartësohet interpretimi i saktë i njohjes në të”, shtoi Abdixhiku.

Pos këtyre ai tha se Kurti duhet të raportojë për marrëveshjen finale dhe se, e ka futu dialogun në qorrsokak

“Por eja raporto për marrëveshje finale sepse ke futur dialogun në qorrsokak”, ka thënë ndërtjerash Abdixhiku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë