Lidhja Demokratike e Kosovës me një postim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se kryetari i tyre, Lumir Abdixhiku, ka takuar eurodeputetin Lukas Mandl, ku dhe kanë biseduar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për katër komunat në veri të vendit, shkruan Gazeta Metro.
Në takim të pranishëm ishin edhe anëtarët e misionit europian për vëzhgim të zgjedhjeve.
Abdixhiku në këtë takim tha se partia e tij e mbështet reformën zgjedhore në vend.
Postimi plotë:
Gjatë takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e Misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.
Po ashtu u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.
Përfshirja e grave dhe të rinjve si dhe avancimi i rolit të tyre brenda LDK-së dhe përtej ishte edhe një prej temave me interes gjatë këtij takimi./gazetametro.net