Loading…

Abdixhiku tregon se Preambulën e Propozimit Evropian nuk i ishte dhënë nga Kurti gjatë takimit që kishin

  • 21/03/2023 | 21:47

Abdixhiku tregon se Preambulën e Propozimit Evropian nuk i ishte dhënë nga Kurti gjatë takimit që kishin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati më 27 shkurt të këtij viti me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.


Në Rubikon me Adriatik Kelmendin në televizionin Klan Kosova pas dakordimit të fundit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e aneksit të propozimit evropian, Abdixhiku ka thënë se fletat që i kishte në takim të prezantuara nga i pari i ekzekutivit kishte një lëshim të madh rreth statutit politik të të dyja shteteve.

“Kur e kam parë më 27 shkurt preambulën e marrëveshjes apo hyrjen që nuk më është dhënë nga kryeministri në takimin e parë, nuk e di arsyen pse. Na është dhënë një dokument dy faqesh dhe ai ka qenë në disa pika më ndryshe, po e them disa herë sepse ka qenë një kohë e shkurtër gjatë së cilës, Kurti e kishte ndarë këtë pjesë me mua dhe Lutfi Hazirin”, ka thënë Abdixhiku.

“Ai nuk e kishte ndarë preambulën, i kishim vetëm pikat, vëmendja e parë që më ka shkuar ka qenë te dy elemente e para, palët nuk paragjykojnë çështjet e statutit politik edhe e dyta ka qenë tejkalimi apo kapërcimi i trashëgimisë të së shkuarës”.

“Tani, çështja e parë rreth neutralitetit të statutit politik të dy vendeve është risi, edhe është hera e parë që një kryeministër i Kosovës në relacion me Serbinë e pranon një neutralitet në statutin e vet politik, në terma politik të pastër kjo i bie që ai barazoi mosnjohjen e Serbisë me aktin e deklaratës së shpalljes së pavarësisë. Kjo është lëshim i madh”, ka thënë Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë