Loading…

VV kundër gjetjes së vërtetës për Deharin

  • 20/11/2016 | 21:18

VV kundër gjetjes së vërtetës për Deharin

Lumir Abdixhiku, komentues i zhvillimeve në vend, ka thënë se refuzuesit dhe kundërshtuesit e përfshirjes së policisë britanike në hetimet për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, janë kundër gjetjes së vërtetës dhe drejtësisë për Deharin.

“Kushdo që refuzon e kundërshton përfshirjen në hetime të policisë prestigjioze angleze “Scotland Yard”, kundërshton dhe nevojën për gjetjen e së vërtetës e bërjen e drejtësisë për Astritin. S’don as të vërtetë e as drejtësi; s’di çka don”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

“Hetim ndërkombëtar e i pavarur, mbetet kërkesa kryesore e shoqërisë civile e po besoj e secilit që don drejtësi. Përfshirja e “Scotland Yard”, si një ndër institucionet më kredibile në botë, e plotnon këtë kërkesë”, ka vlerësuar Abdixhiku.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe Kryeprokurori Aleksander Lumezi, kanë drejtuar një kërkesë në drejtim të Ambasadës Britanike në Prishtinë për përfshirjen e hetuesve ndërkombëtarë për zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë