Loading…

Abdullahu: Haziri tani po dëgjohet më shumë se Osmani

  • 05/11/2019 | 23:36

Abdullahu: Haziri tani po dëgjohet më shumë se Osmani

Analisti politik, Faton Abdullahu, e ka analizuar situatën aktuale politike në vend, ku ka folur për vendimi e numërimit të votave të diasporën gjatë ditës së sotme dhe për marrëdhëniet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK’së. Ai konsideron se roli i Lufti Hazirit është rritur në LDK karshi Vjosa Osmanit me përfundimin e zgjedhjeve, transmeton Gazeta Metro.


Abdullahu mendon se çështja e numërimit të votave të mërgatës do të mund të thjeshtësohej dhe ka shembuj të mjaftueshëm për t’i ndjekur. Ai shtoi se mendon se të gjitha votat duhen numëruar.

“Qasja ime si ish-gurbetqar është që jam shumë pro që të numërohen të gjitha votat. Të mos demoralizohen ata, të numërohen gjithë votat e tyre. Ata që janë jashtë vendit janë në punë dhe janë shumë të zënë, e për këtë duhet të thjeshtësohet gjithë ky proces. Ka shembuj të tjerë ku shtetet tjera që kanë gurbetqar dhe këtë proces të votimit e kanë shumë më të thjeshtë”.

Nisma sipas Abduallhaut do ta ketë të vështirë të kaloj pragun dhe është i mendimit se hyrja në parlament e tyre do të shërbente si baraspeshë për LDK e LVV.

“E shoh shumë të vështirë që Nisma ta kalojë pragun. Do ta kisha për shëndetin demokratik që Nisma ta kalojë pragun. Ndoshta me qasjen e saj do ta balanconte më mirë për dy forcat politike. Nëse VV p.sh. do ta kishte një ide dhe do të ishte më kryeneçe, LDK’ja do të kishte mbështetje ndoshta Nismën”.

Ai diskutoi edhe pozitat e figurave udhëheqëse në LDK krahas njëra tjetrës, Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, dhe sheh ngritje të Hazirit pa e ulur peshën e Vjosa Osmanit sa i përket kontributit të saj në prurjen e votave për LDK’në.

“Zonja Osmani ka sjellë simpati të mëdha dhe këto i ka konvertuar edhe në vota. Te LDK’ja duhet të pyeten një spektër i gjerë i njerëzve për të marrë vendime, nuk është si në VV që kemi një vertikalitet dhe është Kurti, ndërsa në LDK është një qasje tjetër. Nuk e kam idenë se ku e ka zonja Osmani vendin. E di që ajo ka qenë në krye të vendit gjatë fushatës dhe duke iu falënderuar edhe asaj janë marrë shumë vota dhe për këtë shkak do të duhej të shpërblehej. Tash e kam përshtypjen që Haziri po dëgjohet më shumë se Osmani e cila gjatë fushatës është dëgjuar më shumë. Pse qysh tek, mbase duhet e presim edhe pak”.

Ai shoi se brengoset rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për shkak të dallimeve të mëdha mes LVV’së dhe LDK’së.

“Brenga ime është se a do të ketë pajtim sepse ka dallime të mëdha. Nuk e shoh ndonjë mrekulli. Ajo qe nuk e diskutuam sonte është se këto dy forca politike me gjithë çka kanë bërë me herët dhe çka do të bëjnë është se do të ballafaqohen me një opozitë. Është jo e kollajshme për të bërë ndryshime. Në të ardhmen e afërt besoj që do të ketë një rikonsolidim”, ka thënë Abdullahu në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë