Loading…

Abdullahu i quan ‘hajna të flamurit’ VV’në: Ajo që bën asambleistët e kësaj partie dje, ua ka qu tugun

  • 08/12/2021 | 16:27

Abdullahu i quan ‘hajna të flamurit’ VV’në: Ajo që bën asambleistët e kësaj partie dje, ua ka qu tugun

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Faton Abdullahu, i ka quajtur hajna të flamurit Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), pasi që kjo parti e ka kthyer në logo të veten partiake flamurin kombëtar shqiptar, shkruan Gazeta Metro. 


Abdullahu ka shkruar në Facebook lidhur me këtë temë, duke marrë shkas prej ngjarjes së djeshme, ku asambleistët e VV’së në Prishtinë, u betuan para flamurit kombëtar.

Ai ka thënë se ka kohë që VV e ka kuptuar që flamurin kombëtar shqiptar e ka kthyer në logo të veten partiake.

“Por kjo nuk po e pengon aspak edhe përkundër faktit se ata e kanë kuptuar gjithashtu se grabitja e tillë po e dëmton shumë këtë flamur. Edhe ditëve të sotme ata e përdorin ekskluzivisht këtë flamur si logo partiake thua se është veç i tyre e jo flamur 500 vjet i lashtë që i takon gjithë shqiptarëve kudo ndodhen dhe pa dallime. Ndërmjet dëmeve të pandalshme që me këtë përdorim VV po i shkakton flamurit shqiptar dhe përfitimeve partiake duke u shtirë si mbrojtës të tij, VV ka zgjedhur ta përdorë veç për vete, në vend se ta ndihmojë përdorimin e tij prej të gjithëve”, ka shkruar Abdullahu.

Sipas zëdhënësit të PDK’së, nga VV mendojnë se ata po e mbrojnë këtë flamur, pasi ndryshe krejt Kosova do të mbeste pa flamurin kuq e zi.

“’Ne po e mbrojmë se pa ne do të mbetej krejt Kosova pa flamurin kuq e zi’, kështu mendojnë hajnat e flamurit. Si shumë gjëra të tjera kjo është bindje, por jo fakt, jo e vërtetë.
Kjo është ide korruptive dhe është hajni ideore, politike e kulturore. Kush e kupton këtë, neveritet prej këtij populizmi. Kush e kupton këtë, ju ka qu tugu prej asaj që dje bënë asambleistët e VV në Kryeqytet”, ka shkruar tutje Abdullahu.

Në fund Abdullahu ka thënë se brenda PDK’së por edhe partitë tjera, ka veprimtarë që për shumë kohë dhe pandalshëm, janë flijuar me dhe për flamurin kuq e zi.

“Ju s’mund t’ia vidhni flamurin se ai është i larë me gjak me gjenerata, për ta valuar sot të lirë. Askush nuk ka hequr dorë nga flamuri kuq e zi, përveçse në imagjinatçn e juaj korruptive”, ka shkruar ai.

Dje asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar me avazin e vjetër duke u betuar me flamuj kombëtar në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal në Prishtinë. Ata janë parë me flamujt kombëtar para tavolinave të tyre.

Ndërsa ka pasur edhe kritika nga shumë opinionistë e gazetarë në drejtim të VV’së, pasi që si po vijnë në pushtet kjo parti po e harron flamurin kuq e zi dhe betohet pranë atij të Kosovës, ndërsa në opozitë e kundërta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë