Loading…

Abdullahu: Majtizmi populist i Kurtit vështirë se krijon raporte normale me SHBA

  • 28/06/2021 | 17:46

Abdullahu: Majtizmi populist i Kurtit vështirë se krijon raporte normale me SHBA

Faton Abdullahu ka shprehur shqetësim për platformën politike të Kurtit që nuk ka ndryshuar as pas ngjitjes në pushtet. Më s’ka dyshim se kjo platformë majtiste populiste nuk po ndryshon dhe vështirë se do të përputhet me politikat e SHBA’së, transmeton Gazeta Metro.


Faton Abdullahu tani më nuk sheh as gjasa se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mund të krijojnë marrëdhënie normale me aleatin e shqiptarëve, SHBA’të. Sa ishte në opozitë VV dhe platforma populiste majtiste e saj që proklamonte se asgjë nuk ka shkuar si duhet në Kosovë nuk ka ndryshuar pas ngjitjes në pushtet, e Abdullahu paralajmëroi se kjo do të jetë e dëmshme.

“Koncepti jo vetëm politik ‘qe 20-vjet e keni shkatërruar këtë vend’ është motoja e saj. Por në këtë proces populist, ka harruar ajo se, kështu pashmangshëm po fajëson për çdo gjë që (nuk) është arritur edhe mikun më të mirë të të gjitha kohërave të shqiptarëve në Ballkan, SHBA-t. Dyshoj se qytetari i rëndomë e ka hetuar apo edhe po e heton këtë deformim të majtizmit populist në Kosovë sa e si duhet.”

Abdullahu që ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit dhe garoi për deputet të Kuvendit të Kosovës ka shkruar sot se tani i takon opozitës kosovare të kundërshtoj pushtetin kosovar që i prin LVV dhe lista Guxo e Presidentes Osmani pasi më as nuk po fshihet qasja e tyre mohuese e SHBA’së.

“Kurti ka krijuar platformën mbi të cilën sot po e ka gjithnjë e më të vështirë të krijoj raporte normale me SHBA-t, e lëre më ta trajtoj e ndihmojë SHBA-n, të jetë partneri kryesor i Kosovës në të gjitha politikat e saja kryesore gjë që ka qenë në 20 vitet e fundit. Deri më tani nuk ka, jo veç fakte, por as edhe indicie se Qeveria Kurti (pjesë e së cilës është edhe znj. Osmani me subjektin ‘Guxo’) është penduar për këtë qasje mohuese. Thjeshtë nuk ka ndryshime.”

Abdullahu tërhoqi vërejtjen se epoka e re siç e vlerësoi regresive pa ndikimin e SHBA’së në Kosovë është e dëmshme.

“Jo. Nuk mund të hyjmë në një të ashtuquajtur ‘epokë të re’ pa SHBA-t, si pjesë e kruciale e saj. Nuk e duam këtë lloj vetëvendosje në politikë sepse duam të vendosim për politika bashkë mbi të gjitha e parasegjithash me SHBA-t, ashtu si edhe deri më tani. Unë jam opozitë i kësaj ‘epoke të re’ regresive. Unë jam ndryshe, sepse unë dua të jem edhe më tutje me SHBA-t shumë dhe gjithanshëm. Jo me SHBA-t që rrinë anash dhe vrojtojnë se çfarë bënë Kryeministri im me ide të mëdha potente. Jo me Kryeministrin që do të na mbush mendjen se ka shtete të tjera në Evropë që mund ta zëvendësojnë e ndryshojnë politikën evro-atlantike në Kosovë. Këtë nuk ka të drejtë të ma ndaloj askush. Se a kam të drejtë në këtë çfarë dua e kam dëshmitare historinë e shtetit tim.”

Partia LVV dhe lideri i saj Albin Kurti më parë ishin akuzuar për antiamerikanizëm që mohohej nga ata me arsyetime se individët e administratave të caktuara nuk paraqesin SHBA’të. Konflikti me ish admisnitratën e kaluar konservatore amerikane në dukje nuk është se është përmirësuar pas kritikave të fundit të Ambasadorit të SHBA’së, Philip Kossnet, për qeverinë Kurti. Kryeministri kosovar Kurti dhe qeveria e tij në vazhdimësi kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Washington si disa zotime të dy shteteve. Tani edhe studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit që ishte një prej pikave në marrëveshje u shpërfill nga Kryeministri Kurti si diçka që i takon së pari ekspertëve ta shqyrtojnë e pastaj të komentohet nga ai./gazetametro.net

“Epokë e re” politike dhe SHBA-të

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë