Loading…

Abdullahu: Qëndrimet e Kurtit totalisht në kundërshtim me ato të SHBA’së

  • 28/10/2019 | 17:29

Abdullahu: Qëndrimet e Kurtit totalisht në kundërshtim me ato të SHBA’së

Analisti politik, Faton Abdullahu, po thotë se qëndrimet e liderit të VV’së, Albin Kurti, lidhur me fillimin e dialogut, janë totalisht në kundërshtim me ato të SHBA’së, shkruan Gazeta Metro.


Abdullahu në një intervistë për EO, thekson ëkrkesene SHBA’së dhe Shteteve të Kuintit që bisedimet mes dy vendeve të rifillojnë sa më parë.

“Ajo që konsideroj që është shumë e rëndësishme është se faktori ndërkombëtar, partnerët tanë ndërkombëtar, SHBA-ja, Shtetet e Kuintit dhe jo vetëm ato, kanë kërkuar që çdo gjë të përshpejtohet dhe të fillojë dialogu menjëherë, por në një takim me z.Kosnett, lideri i VV-së,z.Kurti ka thënë se nuk janë për ta nxituar këtë proces, pra për procesin e dialogut me Serbinë. Ky është dallim i madh dhe përmbajtjesor në këtë rrugëtim ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHBA-së”.

Abduallahu thotë se LDK-ja  dhe VV-ja  janë dy parti politike që kanë dallime të mëdha përmbajtjesore njëra-tjetrën, dallime nga më të ndryshme dhe vështruar nga kjo perspektivë sipas tij do të ketë vështirësi edhe në të ardhmen e afërt që ato të koordinohen për shumë çështje.

“LDK-ja duke qenë inerte nuk bënë asgjë që ta përshpejtojë këtë proces duket se ka ra nën hijen dhe tempon e Vetëvendosjes dhe vazhdojnë të takohen jo çdo ditë, por çdo të tretën ditë. Nuk ka kurrfarë justifikimi që të mos takohen grupet punuese çdo ditë ngase qytetarët po presin dhe janë shumë procese të ndryshme në pritje, prandaj është përgjegjësi para faktorit ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës që të vazhdohet dialogu, të hiqet taksa dhe të suspendohet dhe të fillojë dialogu ngase këtë e presin të gjithë dhe nuk mund t’i bishtnohet këtij procesi”, tha ai për EO./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë