Loading…

Abdullahu: Qeveria Kurti erdhi në pushtet me idenë e Bashkimit Kombëtar, tani po i përçanë Kosovën e Shqipërinë

  • 08/06/2021 | 15:34

Abdullahu: Qeveria Kurti erdhi në pushtet me idenë e Bashkimit Kombëtar, tani po i përçanë Kosovën e Shqipërinë

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti në raport me Shqipërinë, duke thënë se marrëdhëniet midis dy shteteve janë të kqija si pasojë e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Abdullahu i referohet vizitës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Shqipëri dhe mospritjen e tij nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai tha se Vetëvendosje ka marrë vota në emër të Bashkimit Kombëtar  në emër të flamurit Kuq e Zi, por tani i ka rrënuar raportet me Tiranën zyrtare.

Fajin për këtë gjë, Abdullahu e gjen tek qasja përjashtuese e VV’së.

” Kjo Qeveri ka thënë se do ta bashkoj Kosovën me Shqipërinë, tani po e bën mu të kundërtën, po i ndanë e përçanë ato. Po ama, votat dhe simpatitë e fituara me këtë kauzë kjo Qeveri i ka në xhep. S’ka që ja merr.”, tha Abdullahu.

Ky është postimi i tij:

Në emër të bashkimit kombëtar, në emër të përdorimit të flamurit kuq e zi, VV ka marrë shumë vota dhe ka fitu shumë simpati, sidomos në zgjedhjet e fundit. Sot raportet e Qeverisë aktuale të Kosovës me Tiranën zyrtare kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe gjasat që ato të riparohen nuk po duken se janë afër. Këtë më së miri e Ilustron vizita e z. Konjufca në Tiranë dhe mos takimi me Kryeministrit Rama. Unë mendoj se kjo po ndodh për fajin e Qeverisë Kurti. Kjo përveç tjerash edhe pse tash sa kohë VV dhe Kurti, qasjen ndaj forcave politike të Shqipërisë, pa përjashtime, e ka dhe e ka pasur të njëjtë si ndaj forcave politike të Kosovës – të gjithë janë hajna, të korruptuar, dhe duhet të ikin. Kjo qasje përjashtuese, ky mosrespektim i votës së qytetarëve të Shqipërisë, tani me të drejt po i kthehet Qeverisë Kurti si bumerang. Kjo Qeveri ka thënë se do ta bashkoj Kosovën me Shqipërinë, tani po e bën mu të kundërtën, po i ndanë e përçanë ato. Po ama, votat dhe simpatitë e fituara me këtë kauzë kjo Qeveri i ka në xhep. S’ka që ja merr. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë