Loading…

Abdullahu: Vetëvendosje e di se mosrealizimi i koalicionit me LDK’në, e lë në opozitë

  • 11/09/2019 | 10:14

Abdullahu: Vetëvendosje e di se mosrealizimi i koalicionit me LDK’në, e lë në opozitë

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e dëshiroi shumë një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovovës, pasi që e dinte se mosrealizimi i tij, e lë partinë e Kurtit në opozitë, shkruan Gazeta Metro.


Në një kolumnë të shkruar për Gazetën Metro, Abdullahu thekson se mosrealizimi i koalicionit LDK-VV, e lë pashmangshëm këtë të fundit në opozitë.

Ai shton se VV u mashtrua duke shpresuar se mendimet e njëjta që dikur kishin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, siç është rasti te demarkacioni me Malin e Zi, mund të ishin uverturë e mirë për një marrëveshje mes tyre.

“Por VV ishte në hall dhe e vetëdijshme se mosrealizimi i koalicionit të saj me LDK-n pothuajse pashmangshëm e lë atë në opozitë. Prandaj VV u mashtrua duke shpresuar se telepatia e dikurshme politike që kishte krijuar gradualisht me Vjosa Osmanin, sidomos gjatë kundërshtimit që bashkë i bënin pranimit të demarkacionit me Malin e Zi (më herët edhe zgjedhjes së Thaçit President) mund të ishte uverturë e mirë për një tango parazgjedhore ndërmjet Albinit dhe Vjosës. VV nuk e kuptoj se Vjosa është e fundit ajo që e merr vendimin për këtë koalicion”, thotë Avdullahu.

Tutje, analisti i njohur shton se LDK nuk e pranoi koalicionin edhe për një arsye tjetër, e siç thekson ai, VV ka raport tjetër me ndërkombëtarët, dhe se lideri i kësaj partie, Albin Kurti, do të bëhej pengesë për dialogun me Serbinë.

Kujtojmë se Kurti vazhdimisht i ka bërë thirrje publike LDK’së për të hyrë së bashku në koalicion parazgjedhor, duke u refuzuar nga Isa Mustafa, i cili ka thënë se postin e Kryeministrit nuk e diskutojnë me askënd./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë