Loading…

Abdullahu: VV’së t’i vijë marre, pse nuk shkojnë sot si qeveritarë ta ngulin flamurin shqiptarë në Çakorr

  • 18/02/2020 | 11:37

Abdullahu: VV’së t’i vijë marre, pse nuk shkojnë sot si qeveritarë ta ngulin flamurin shqiptarë në Çakorr

Analisti i njohur politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar që e ka kandiduar Shpejtim Bulliqin për kryetar të Podujevës, duke thënë shtuar tutje se kauzat e kësaj partie për Çakorrin kanë qenë të sajuara, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Bulliqi të gjithë votat dhe simpatinë i mori me kauzën për tokën që e shitën ‘tradhëtarët’.

“Sipas logjikës së ndërtuar me vite tani Qeveria Kurti prioritet mbi prioritetet duhet ta ketë kthimin e tokës. Cila çështje mund të jetë sot më prioritare se sa kthimi i tokës nga Mali i Zi. Shumë vota i ka marrë LV-ja me këtë kauzë të sajuar dhe në thelb kundër interesave evro-atlantike. Çfarë ndodhi tani me tokën. Pse u harrua. Marre. Nuk ndodhi asgjë Ishte kauzë e sajuar”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Shpejtim Bulliqi kandidat për ‘Komunën e Çakorit’

Po të vazhdohej me të njëjtin moral politik dhe me të njëjtat pretendime, ashtu si ka qenë në opozitë, sot LV, konkretisht Albin Kurti, do të duhej ta kandidonte Shpejtim Bulliqin për Kryetar të ‘Komunës së Çakorit’ e jo të Podujevës. Po po mirë e thash. ‘Komunës së Çakorit’ që të obligohet kështu e të lidhet për fjalët e kauzës së tij e të partisë së tij që të punoj e të na kthej tokën që na e morën malazezët. Tokën që ja ‘fali’ në atë kohë ‘Qeveria tradhtare’ që ‘shiti tokën’ e stërgjyshërve tanë.
Çfarë kërkon Bulliqi të kandidoi për Kryetar të komunës së Podujevës në skajin tjetër të Kosovës kur të gjitha votat dhe simpatinë i mori me kauzën për tokën që e shitën tradhtarët. Çka ndodhi sot që të humb vlera dhe kauza e kësaj toke për LV-në. Pse nuk shkojnë sot si qeveritarë, ashtu siç shkonin dje si opozitarë ta ngulin flamurin shqiptarë atje. Sipas logjikës së ndërtuar me vite tani Qeveria Kurti prioritet mbi prioritetet duhet ta ketë kthimin e tokës. Cila çështje mund të jetë sot më prioritare se sa kthimi i tokës nga Mali i Zi. Shumë vota i ka marrë LV-ja me këtë kauzë të sajuar dhe në thelb kundër interesave evro-atlantike. Çfarë ndodhi tani me tokën. Pse u harrua. Marre. Nuk ndodhi asgjë Ishte kauzë e sajuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë