Më herët u raportua se gruaja e djalit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është punësuar në ministrinë që udhëhiqet nga Arban Abrashi.
Nuk ka kaluar kohë dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale.
Ai e ka pranuar se ajo është punësuar në këtë ministri, por punësimin e ka cilësuar si ligjor.
‘Është gjithçka ligjore. Është angazhuar me një projekt dy-tre mujor’, ka thënë Abrashi./gazetametro.net