Loading…

Abrashi: Shpend Ahmeti i dështuar

  • 26/04/2018 | 11:54

Abrashi: Shpend Ahmeti i dështuar

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka dhënë vlerësime mbi tre muajt e parë të mandatit të dytë të Shpend Ahmetit, për çka ka pasur vlerësim negativ.


Duke mbajtur konferencë për tre mujorin e parë të shpenzimeve të komunës së Prishtinës, Abrashi ka vlerësuar se Komuna e Prishtinës ka dështuar të marrë të hyrat e planifikuara si nga parkingjet e tatimi në pronë.

“Dështimi më i madh janë të hyrat nga faturat e mbeturinave që Komuna e Prishtinës inkasoi. “Pastrimi” për 3 muajt e parë të vitit të kaluar ka grumbulluar mbi 600 mijë e Komuna këta tre muaj ka inkasuar mbi 100 mijë euro që është dallim shumë i madh” ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se është bërë pak edhe në investime kapitale. Ai ka thënë se Prishtina krahasuar me komuna e tjera ka qenë në gjumë këta tre muaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë