Loading…

Acarohet kryesindikalisti i Telekomit: Ushtruesen e detyrës muj me ngreh zhegë me qitë jashtë

  • 04/07/2022 | 22:16

Acarohet kryesindikalisti i Telekomit: Ushtruesen e detyrës muj me ngreh zhegë me qitë jashtë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Bala, është tensionuar gjatë një emisioni që transmetohet live, teksa po fliste për “gjakderdhjen financiare” në këtë ndërmarrje shtetërore.


Ai ka thënë se një kryeshef ekzekutiv i cili vjen në Telekom duhet të konkurrojë dhe të japë përgjegjësi për punën që bën.

Ndërkohë, Bala u shpreh se ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana, mund ta ngrejë “zhagë dhe me qitë jashtë”.

Megjithatë, sipas tij kur shkaktohet dëmi duhet të kërkohet përgjegjësia.

“Tash kanë bërë shkelje. Çka me lyp kur ushtruesi i detyrës i kryeshefit e bën një keq-menaxhim, se ai thotë jam u.d., m’kanë qitë qaty, ku don me çu ti?. Ai që vjen kryeshef ekzekutiv konkurron edhe fiton edhe jep përgjegjësi. Ne s’jemi hajgaregji. Sa më shpejt duhet me kon ki punë. Unë du me pasë punë me ni shef ekzekutiv, pikë. Unë ushtruesen e detyrës muj me kap edhe me dal jashtë me ngre zhagë me qit jashtë”, tha ai në Kanal 10.

“Por kur e bën dëmin, s’ki ku shkon me lyp përgjegjësi. Edhe njerëzit brenda Bordit, ma kanë thënë se nuk po munden me hap konkurse. S’po munden sepse kanë individë të caktuar”, shtoi Bala.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë