Loading…

Achtung Kremlin: Marina gjermane teston raketat balistike izraelite

  • 02/09/2026 | 15:49

Achtung Kremlin: Marina gjermane teston raketat balistike izraelite

Gjermania ka testuar me sukses një raketë balistike izraelite gjatë natës në Atlantikun e Veriut, në një hap që tregon se Berlini po kërkon të forcojë aftësitë e tij ushtarake përballë kërcënimit që e sheh nga Rusia, transmeton Gazeta Metro.


Raketa e testuar është LORA, e prodhuar nga kompania izraelite Israel Aerospace Industries, dhe mund të godasë objektiva në një distancë deri në rreth 500 kilometra. Testi është kryer nga një fregatë gjermane.

Shefi i Marinës gjermane, Jan Christian Kaack, e ka cilësuar testin si të suksesshëm dhe ka thënë se kjo i hap Gjermanisë mundësi të reja për mbrojtjen e vendit dhe aleatëve.

“Njësitë tona mund ta vendosin me sukses sistemin, dhe rrezja e tij e mundshme tejkalon çdo gjë që kemi parë më parë”, tha Kaack.

Gjermania aktualisht nuk ka raketa balistike në arsenalin e saj dhe po punon edhe për zhvillimin e raketave të tjera me rreze të gjatë veprimi. Berlini po zhvillon gjithashtu versionin e ri të raketës Taurus, prodhimi i së cilës pritet të nisë në vitin 2029./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë