Loading…

Adele njofton me lot anulimin e datave të koncerteve: Ky është shkaku

  • 21/01/2022 | 14:34

Adele njofton me lot anulimin e datave të koncerteve: Ky është shkaku

Këngëtarja britanike Adele, njoftoi se duhej të shtynte koncertet në Los Anxhelos sepse ishte infektuar me koronavirus. Ajo anuloi koncertet e saj vetëm 24 orë pas performancës së saj të parë, transmeton Gazeta Metro.


“Më vjen keq, por koncertet thjesht nuk janë të përgatitura plotësisht. Gjysma e ekipit tim është infektuar me koronavirus dhe ishte e pamundur që ne të përfundonim të gjitha përgatitjet”, tha Adele.

Ajo shtoi se u përpoqën të bënin gjithçka që koncertet të zhvillohen, por fatkeqësisht virusi bëri të mirën.

“Ne u përpoqëm me gjithçka që koncertet t’i mbanin në kohë, por korona e prishi atë”, tha ajo.

“Nuk mund t’ju jap atë që kam për momentin, sepse jam e rraskapitur dhe e mërzitur nga gjithçka që ndodhi në minutën e fundit. Më vjen keq për të gjithë ata që u desh të udhëtonin”, tha ajo.

Adele tha se do të zhvendosin të gjitha datat dhe aktualisht janë duke punuar për të. Ajo ka marrë një mori mesazhesh mbështetjeje nga fansat.

“Çdo gjë do të rregullohet.”; “Njerëzit do ta ndiejnë dashurinë tuaj kur të vijë koha.”; “Kjo është jeta, kohët janë të vështira kudo.”; “Mos u dekurajoni. Mos u mërzitni për këtë. Mos qaj”, i shkruanin fansat.

Ndryshe, biletat për koncertin u shitën në vetëm pak minuta./gazetametro.net

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë