Loading…

Adele vlerëson gratë pasi u nderua me çmimin ‘Sherry Lansing Leadership Award’

  • 08/12/2023 | 13:09

Adele vlerëson gratë pasi u nderua me çmimin ‘Sherry Lansing Leadership Award’

Adele dhe aktorja Kerry Washington u nderuan në galën e këtij viti të mbushur me yje, Women in Entertainment, të prezantuar nga Lifetime.


Të enjten, më 7 dhjetor, zonjat kryesore të Hollivudit u mblodhën në Hotelin Beverly Hills në Kaliforni për të festuar gratë me ndikim gjatë rikthimit të ngjarjes vjetore të THR Women in Entertainment, prezantuar nga Lifetime.

Adele, e cila mori çmimin prestigjioz Sherry Lansing Leadership Award, bëri homazhe për shumë gra në fjalimin e saj – përfshirë nënën, gjyshen dhe gratë e tjera në jetën e saj – të cilat ndihmuan në formimin e botës dhe personalitetit të saj që kur ishte fëmijë.

Më tutje Adele ndau momentin e saj të shokut kur takoi këngëtaren shqiptare-britanike me famë botërore, Dua Lipën, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Më në fund u njoha me Dua Lipën!” tha Adele në fjalën e saj. “Pak e shokuar nga yjet. Absolutisht e dua atë”.

Të nderuarit e mëparshëm të Çmimit të Lidershipit Sherry Lansing përfshijnë, Oprah Winfrey, Meryl Streep, Viola Davis, Reese Witherspoon, Charlize Theron, Jennifer Aniston dhe Barbra Streisand.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë