Loading…

Adele zbulon tituj e këngëve tjera të albumit ’30’

  • 03/11/2021 | 13:44

Adele zbulon tituj e këngëve tjera të albumit ’30’

Adele më në fund ka publikuar listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “30”, i cili do të publikohet më 19 nëntor.


CD-ja e krijueses së shumë hiteve është renditur në faqen e kompanisë amerikane të shitjes ‘Target’ dhe përfshin 12 këngë së bashku me tre këngë shtesë.

Titujt e projekteve të 33-vjeçares përfshijnë: “Cry Your Heart Out”, “Love Is A Game” dhe “I Drink Wine” – pasi këngëtarja e fuqishme jep një pasqyrë të sinqertë për divorcin e saj në vitin 2019 nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki.

Ajo gjithashtu specifikon se albumi është realizuar në bashkëpunim me Greg Kurstin, Max Martin dhe Shellback e Tobias Jesso duke vazhduar me Inflo dhe Ludwig Goransson.

Këngë të tjera që lënë të kuptohet për ndarjen e artistes amerikane përfshijnë “To Be Loved” dhe “Can’t Be Together”.

Albumi përmban gjithashtu këngën “Easy On Me” që e solli vetëm pak javë më parë dhe që tashmë ka pushtuar çdo top-listë.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të këngëve:

1. Strangers By Nature

2. Easy On Me

3. My Little Love

4. Cry Your Heart Out

5. Oh My God

6. Can I Get it

7. I Drink Wine

8. All Night Parking

9. Woman Like Me

10. Hold On

11. To Be Loved

12. Love Is a Game.

Këngë shtesë

13. Wild Wild West

14. Can’t Be Together

15. Easy On Me.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë