Loading…

Adelina Grainca: Emërues i përbashkët është rimëkëmbja e Kosovës

  • 27/01/2021 | 23:55

Adelina Grainca: Emërues i përbashkët është rimëkëmbja e Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Adelina Grainca ka vazhduar takimet në fshatrat e Ferizajt.

Grainca banorëve të fshatrave, Softaj, Pojatë e Sazli iu tha se PDK ka platformë për trajtimin e nevojave të tyre.

“Sot bashkë me kandidatët për deputetë, z. Elmi Reçica dhe z. Rashit Qalaj, ishim në Softaj, Pojatë dhe Sazli. Dëgjuam çështjet që i preokupojnë banorët e këtyre tre fshatrave. Emërues i përbashkët është nevoja për rimëkëmbje dhe PDK ka plan për rimëkëmbjen e vendit. Kemi platformë me trajtim të hollësishëm të nevojave të qytetarit. Me përkrahjen e madhe që po e marrim ditë për ditë do ta jetësojmë këtë plan. Do t’i japim jetë kësaj platforme.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë