Loading…
Adelina Ismail shtatzënë për herë të dytë
  • 23/08/2019 | 11:41

Adelina Ismail shtatzënë për herë të dytë

Dy vite pasi solli në jetë djalin e saj Uliks, Adelina Ismaili ka ngritur dyshime për një shtatzëni të dytë. Në një foto të publikuar së fundmi nga miku i saj, Eraldo Rexho këngëtarja shfaqet me disa kile më shumë dhe kaq ka mjaftuar për t’u përhapur lajmet.


Në foto ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe nuk dihet ende nëse janë kile të tepërta apo Uliks do të bëhet me një motër ose një vëlla.

Në dy muajt e fundit është vënë re se Adelina i ka reduktuar daljet publike dhe postimet në rrjete sociale janë shumë të rralla çka shton edhe më shumë dyshimet.

Foton e fundit të postuar, këngëtarja e ka në mes të muajit Qershor. Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj fotoje, megjithatë një shtatzëni e dytë do të ishte lajm shumë i bukur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë