Loading…

Adelina Ismajli revoltohet: Gati sa nuk e paditi këngëtaren shqiptare

  • 08/11/2019 | 16:11

Adelina Ismajli revoltohet: Gati sa nuk e paditi këngëtaren shqiptare

Adelina Ismajli ka shpërthyer e inatosur me një këngë të fundit të kënduar nga Taulant Bajraliu dhe Albina Kelmendi, fituese e vendit të dytë në ‘The Voice of Albania 4’.


Këngëtarja shqiptare ka parë në Instagram një video ku këndohej kënga e saj “Shko në RS”, pa e cituar askund Adelinën.

‘Nëse ka një arsye pse i gëzohem krijimit të qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave [hajdutëve] që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time’, shkruan ajo.

Asaj jo vetëm që nuk i ka pëlqyer interpretimi, por flet edhe për të drejta autorësie.

Kënga është pjesë e emisionit ‘N’Kosovë Show’, ku këngëtarët bëjnë një potpuri me këngë të vjetra e interpretojnë. Vetë Albina as nuk e ka bërë tag Adelinën në postimin e saj: Nuk është asgjë e keqe të këndosh këngën e një artisti tjetër, (kot nuk ka kaq shumë cover-a) mirëpo kënga e kënduar nga Kelmendi dhe Bajraliu nuk e ka të përmendur origjinalin në videon e publikuar në YouTube.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë