Loading…

Adem Mikullovci me fjalë prekëse për Leze Qenën: S’kam qare pa ardhë te ju, teatri jonë u mbyll

  • 26/03/2020 | 11:38

Adem Mikullovci me fjalë prekëse për Leze Qenën: S’kam qare pa ardhë te ju, teatri jonë u mbyll

Aktori i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e aktores Leze Qena, shkruan Gazeta Metro.


Mikullovci ka rrëfyer një ngjarje kur i kishte thënë Lezes se do të shkonte para saj tek shoku i tij, Xhevat Qena, por ajo ia ngrehu veshin dhe i bërtiti duke i thënë se unë do të shkoj para teje se mua më ka grua e ty vetëm shok.

Ai thotë se kjo ndodhi ashtu siç tha Leze Qena, ikur para tij tek burri i saj.

Mikullovci në fund shkruan se po lëshon perdet edhe po fik dritat, teatri tyre u mbyll.

Postimi i plotë nga Mikullovci:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll.///gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë