Në emisionin e tij “A show”, Adi Krasta kishte të ftuar aktoren Eva Alikaj ku po diskutonin edhe për Big Brother Vip Albania (BBVA), aktorja përmendi Luizin, ndërsa Krasta i tha indirekt të mos e përmendte atë emër, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë intervistës me një prej aktoreve më të shquara shqiptare, Krasta nisi të diskutonte për shikueshmërinë e madhe që ka marrë Big Brother Vip Albanian.
Në diskutim Eva përmendi edhe një nga lojtarët më të mirë, i cili më pas u bë fitues i edicionit, Luizin. Më pas, Krasta reagon ndaj drejtimit të bisedës, duke i thënë se pyetja është ekskluzivisht për ty, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që emri i Luizi të përmendet në programin e tij.
Thuhet se reagimi i Krastës ka të bëjë me deklaratat e Luizit që ka bërë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, ku Luizi deklaroi se Krasta i kishte borxh rreth 10 milionë lekë që kishte fituar nga çmimi “Ethet e së Premtes”./gazetametro.net