Loading…

Administrata Biden në mbështetje të Marrëveshjes së Washingtonit: Kurti i vetmi kandidat për kryeministër kundërshtar i saj

  • 20/01/2021 | 09:39

Administrata Biden në mbështetje të Marrëveshjes së Washingtonit: Kurti i vetmi kandidat për kryeministër kundërshtar i saj

Kundërshtari i vetëm nga tre kandidatët për kryeministër i marrëveshjes së nënshkruar në Washington me 4 shtatorë të vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, po del të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kandidati për kryemnistër, Albin Kurti, ndërsa kjo marrëveshje është mbështetur edhe nga administrata e re e presidentit amerikan, Joe Biden, shkruan Gazeta Metro.


Nga tre kandidatët për kryeministër duhet theksuar se vetëm lideri i VV’së, Albin Kurti deri me tani është shprehur kundër marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti kishte shpresuar se me fitoren e Joe Biden dhe ardhjes së administratës së re në Shtëpinë e Bardhë, gjërat do të ndryshonin në favorin e tij.

Por kjo po del të jetë ndryshe, sepse edhe administrata e re amerikane, me presidentin e ri, Joe Biden, po del të jetë në mbështetje të marrëveshjes së nënshkruar, në prezencë të presidentit Donald Trump vitin e kaluar.

Kurti është i mendimit se kjo ujdi duhet të lexohet jo nga pika e parë por nga e fundit e saj e që flet për njohjen reciproke Kosovë-Izrael.

”Ai dakordim i dyfishtë unilateral i katër shtatorit 2020 në tekstin që i korrespondonte palës kosovare më së miri është të lexohet nga fundi te pika që flet për njohjen e Kosovës nga Izraeli, e më pastaj nuk ka fortë gjëra të mira më tej”, thotë Kurti.

E mbrëmë për herë të parë nga administrata e re amerikane që sot pritet edhe zyrtarisht të merr timonin e Shtëpisë e Bardhë, kanë folur për politikën e jashtme të presidentit Donald Trump.

Sekretari i ri i Shtetit të SHBA’së, Antony Blinken, nga administrata Biden, në seancën e konfirmimit që është mbajtur dje në Senat, është shprehur se “duartroket” punën e administratës Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Blinken ka thënë se duartroket punën e Trumpit që ka bërë dhe se njëra prej tyre punëve që do ta mbështet është edhe marrëveshja në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Ai deklaroi se do ta çojnë çështjen e Kosovës përpara me shumë shpresë dhe do ftojnë aleatët e tyre të investojnë edhe më shumë.

E pretendenti për shef qeverie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti mbetet besnik i nënshkrimit të dhënë në Zyrën Ovale në fillim vjeshtën e vitit që shkoi.

Hoti, konsideron se zotimet e Washingtonit janë të mira dhe se kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje do ta shohin se e kishin gabim.

Nga ana e tij njeriu i tretë që synon të marrë postin më të pushtetshëm politik të Republikës, ka shprehur paraprakisht rezerva rreth akordit në Shtëpinë e Bardhë.

Por kandidati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj këtyre ditëve të para fushatës nuk është se ka folur për këtë temë.

Megjithatë nënkryetari i PDK’së, Bedri Hamza dhe sekretari Uran Ismaili gjatë një interviste në emisionin Rubikon kanë thënë se partia e tyre nuk është kundër ujdive që bëhen në Washington por ata u shprehën të bindur se PDK  do të ”negocionte një marrëveshje shumë më të mirë në interes të Kosovës”.

Duhet theksuar se Kosova kishte marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara se marrëveshja e 4 shtatorit, për normalizim ekonomik me Serbinë, e arritur në Washington, do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane.

Kështu kishte thënë me 8 dhjetor 2020, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për media./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë