Loading…
Adnan Januzaj drejt gjigantit spanjoll
  • 20/06/2019 | 17:33

Adnan Januzaj drejt gjigantit spanjoll

Lojtari me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, pritet që të largohet nga Real Socedadi këtë verë, për t’iu bshkuar në një klub tjetër spanjoll, gjigantin Sevilla, shkruan transmeton Gazeta Metro.


Kosovari i lindur në Bruksel, Januzaj iu bashkuar Real Sociedadit në korrik të vitit 2017 nga Manchester Unitedi për 8.5 milionë euro.

Mirëpo në sezonin e fundit ai mori një lëndim serioz në gju dy herë gjatë sezonit, duke munguar në 16 ndeshje. Si pasojë, ai i pati vetëm 20 paraqitje në të gjitha parat dhe shënoi dy gola dhe dha katër asiste gjatë gjithë sezonit.

Sevilla kishte shfaqur interesim për të edhe në janar, dhe tani do të përpiqet ta blejë atë përfundimisht në afatin kalimtar veror, sipas Mundo Deportivos.

Januzaj ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2022, por Sevilla do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e tij duke bërë një ofertë joshëse për Realin./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë