Loading…

Adoleshentja ia shkel 160 km/h duke ikur nga policia, tronditen kur e shohin se kënd e kishte në makinë

  • 15/04/2019 | 13:32

Adoleshentja ia shkel 160 km/h duke ikur nga policia, tronditen kur e shohin se kënd e kishte në makinë

Policia e qytetit Lordstoën në shtetin federal amerika Ohio kanë publikuar videon e ndjekjes së vajzës 17-vjeçare, të cilën po përpiqeshin ta ndalonin për shkak të ngarjes së shpejtë në regjionin e shkollës, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, në vend që të ndalojë, ajo fillon të ikë, madje në një çast e nget makinën me 160 km/h, deri sa e arrestojnë pasi që kishte thyer rrethojën e një dyqani dhe ishte përplasur në një makinë të parkuar.

Policët janë tronditur kur e kanë parë se kë e kishte në makinë – dy fëmijë të saj, njëri dy vjeç e tjetri nëntë muajsh. Me të ishte edhe një 17-vjeçar, i cili ka qenë i paraqitur si i zhdukur dy ditë më parë.

Ajo u ka thënë policëve se po i dërgonte fëmijët në ambulancë dhe ka ikur prej policisë sepse nuk ka pasur patentëshoferi.

“Kemi pasur disa njerëz në makinë, fëmijë të vegjël, këmbësorë në parking, shumë automjete, ka qenë kjo recetë për katastrofë. Për fat, përfundoi ashtu që askush nuk u lëndua”, ka thënë një zyrtar policor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë