Loading…

Adriana Matoshi thotë se nuk mund ta besoj që është kandidate për deputete

  • 19/01/2021 | 08:04

Adriana Matoshi thotë se nuk mund ta besoj që është kandidate për deputete

Aktorja kosovare Adriana Matoshi, këtë vit i ka hyrë politikës duke kandiduar për deputete nga radhët e VV’së shkruan Gazeta Metro.


E për këtë kandidim, dhe futjen e saj në politikë ajo tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë, e as synuar.

“Në asnjë moment më përpara, nuk e kam menduar dhe as nuk e kam pasë synim që të jem politikane. As nuk e kam menduar dhe ende nuk mund ta besoj që jam këtu ku jam”.

Por Adriana tha se kjo erdhi si pasojë e zhgënjimeve që pati në rrugëtimin e saj.

“Angazhimi im në këtë rrugëtim, që është shumë i vështirë dhe me plot sfida ka ardhë si rezultat i një zhgënjimi që e kam pasë shumë më përpara gjatë rrugëtimit tim si person, si qytetar i thjeshtë, si nënë dhe artiste. Kam hasur në shumë probleme dhe vështirësi”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë