Loading…

Adriatik Kelmendi: Ftesa nga Haga për Haradinajn është e tepruar

  • 19/07/2019 | 17:18

Adriatik Kelmendi: Ftesa nga Haga për Haradinajn është e tepruar

Në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe analisti politik, Adriatik Kelmendi, shkruan Gazeta Metro.

Kelmendi ka deklaruar se thirrja e Ramush Haradinajt në Hagë është diçka e tepruar.

Ai tha se Haradinaj dha 2 herë dorëheqje dhe u ndaluar 1 herë në Colmar të Francës, kjo sipas tij është e tepruar.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Jep dorëheqje Ramush Haradinaj! Dje e dha intervistën e fundit si kryeministër në Rubikon.

A ka ma teprim?

I vetmi që është thirrë dy herë nga Haga dhe dy herë ka dalë i pafajshëm.

Dy herë dha dorëheqje si kryeministër për t’iu përgjigjur drejtësisë.

U ndalua për disa muaj në Colmar të Francës, për t’u liruar.

Tash të thirret nga specialja?!!! #RamushHaradinaj”, ka shkruar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë