Loading…

Adriatik Kelmendi i del në krah prorektores së shkarkuar

  • 30/03/2018 | 22:13

Adriatik Kelmendi i del në krah prorektores së shkarkuar

Një fjalë goje i ka kushtuar me shkarkim prorektores Teuta Pustina-Krasniqi, mirëpo një fytyrë e njohur publike po i del krah.


Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se ‘fitorja’ e shkarkimit është një nga fitoret që dërgon drejt humbjes përfundimtare, duke kundërshtuar kështu shkarkimin e saj, shkruan gazetametro.net.

“Ta përkrahim feminizmin duke i goditur gratë e zonja për një fjalë goje. Bravo! Nga fitorja në fitore drejt humbjes”, ka ironizuar Kelmendi në Twitter.

Ndërkohë, të paktë janë ata që i dolën krah prorektores. Në tërësi feministet kosovare i ‘kryqëzuan’ atë rreth një fjalie që për ta ishte e papranueshme.

Por, brenda tyre ka nisur një iniciativë për kthimin e prorektores dhe nisjes së kërkesave për t’u gjetur ngacmuesit seksualë.

Ndryshe, gjatë gjithë ditëve kur është diskutuar kjo çështje, prorektorja e shkarkuar ka thënë se ajo fjalë i ishte nxjerrë nga konteksti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë