Loading…

Adrien Silva: Qëndrimi i Ronaldos do të ishte mirë për Serie A

  • 21/07/2021 | 17:30

Adrien Silva: Qëndrimi i Ronaldos do të ishte mirë për Serie A

Mesfushori i Sampdorias, Adrien Silva ka folur për qëndrimin e Cristiano Ronaldos në Juventus.


Adrien Silva është pyetur për largimin e Ronaldos nga Juventusi, por portugezi ka shprehur optimizmin e tij, shkuan lajmi.net.

Silva ka luajtur me Ronaldon në Kombëtaren e Portugalisë, ata gjithashtu janë në kontakt me njëri tjetrin pasi Silva angazhohet tek skuadra italiane, Sampdoria.

Situata e Ronaldos ende nuk dihet, por pritet që pas pushimeve të protugezit, gjithçka të qartësohet.

“A do të qëndrojë tek Juventusi? Pyetje e mirë, kemi folur për këtë gjë para se të eliminoheshin nga Liga e Kampionëve. Unë vërtet shpresoj të qëndrojë”, tha ai.

“Megjithatë, ai është një vendim i tij dhe vetëm ai e di çfarë duhet bërë”, shtoi ai.

“Padyshim do të them që nëse ai qëndron, për Italinë dhe për kampionatin e Serie A do të jetë një gjë e mirë”, tha Silva.

“Veçanërisht pas ardhjes së Mourinhos dhe fitores në “Euro 2020″, qëndrimi i tij do ta rriste kualitetin e futbollit italian”, përfundoi Adrien Silva.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë