Loading…

Adrola Dushi zgjedh fjalët më emocionuese për djalin e saj: Bashkë do ja dalim në çdo gjë

  • 26/11/2020 | 20:01

Adrola Dushi zgjedh fjalët më emocionuese për djalin e saj: Bashkë do ja dalim në çdo gjë

Ditën e sotme djali i vetëm i Adrola Dushit, Troi, feston 7-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte si të mungonte një urim plot dashuri nga modelja. Ajo publikoi në Instagram një foto shumë të ëmbël me të birin dhe i ka kushtuar fjalët më të bukura.


“Para 7 vitesh, ne kete date dhe kete ore une preka mrekulline me dore. O Fryma ime, m’u befsh 100 vjec. Ma gezfosh cdo dite ne jete se pervecse je gjeja me e bukur qe me kane pare syte, je dhe njeriu me i shenjte qe une njoh. Ti erdhe si bekim ne jeten time, se, pavaresisht cdo gjeje qe sjell jeta une e di qe me duhet te qendroj e forte pikerisht qe syve te tu plot jete t’mos ju humbase shkelqimi. Asnje nate nuk mund t’i mbyll syte pa falenderuar Zotin per ty. Ti je jeta ime, shoku me i mire i mamit dhe ne te dy bashke do ja dalim ne cdo gje. Happy birthday biri im!”, shkruan Adrola në urimin e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Ndërkohë Troi ka marrë urime të shumta sot edhe nga mikeshat më të ngushta të mamiAdrolës. Modelja e njohur ka treguar se ka krijuar një raport shumë të ngushtë me të birin, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. Megjithatë ajo është shprehur gjithmonë se pengu i saj më i madh është fakti që nuk mundet të kalojë kohë aq sa duhet me të birin, duke qenë se është shpesh në lëvizje për shkak të punës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë