Loading…

Aeroplanët e dorëzuar nga shteti sllovak, tashmë po kryejnë aksione në Ukrainë

  • 30/03/2023 | 21:13

Aeroplanët e dorëzuar nga shteti sllovak, tashmë po kryejnë aksione në Ukrainë

Sllovakia ia ka dorëzuar forcave ushtarake ukrainase tashmë katër aeroplanët e parë luftarakë MiG-29.


Aeroplanët tashmë kanë nisur operimin mbi qiellin e shtetit të Ukrainës, thotë nënkryetarja e parlamentit ukrainas, Olena Kondratiuk

“Aeroplanët e dorëzuar nga shtetit sllovak tashmë po kryejnë misione luftarake në qiellin mbi Kharkiv”, pohoi ajo.

Theksojmë se Sllovakia ka planifikuar t’i transferojë 13 aeroplanë të tillë ushtrisë ukrainase.

Kujtojmë se edhe Polonia ka premtuar se do të dërgojë disa aeroplanë ushtarakë në Ukrainë.

Ndryshe, aleatët perëndimor kanë nisur edhe dërgimin e tankeve luftarake në shtetin ukrainas.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë