Loading…
Aeroplani më i madh në botë bën me sukses fluturimin e parë
  • 14/04/2019 | 16:47

Aeroplani më i madh në botë bën me sukses fluturimin e parë

Aeroplani gjigant me gjashtë motorë dhe gjerësi të krahëve sa një fushë futbolli ka fluturuar për herë të parë sot në mëngjes, transmeton Gazeta Metro.

Kompania “Stratolaunch Systems”, të cilën në vitin 2011 e ka themeluar bashkëthemeluesi i ndjerë i Microsoftit, Paul Allen, ka kryer fluturimin e parë provues të aeroplanit më të madh në botë Stratolaunch Systems, i cili ka zhvilluar shpejtësi maksimale prej 304 kilometrash në orë dhe është ngritur në lartësi prej 5000 kilometra.

Fluturimi ka zgjatur gjithsej dy orë e gjysmë. Gjatë kohës së testimit pilotët kanë vlerësuar cilësinë e fluturimit të aeroplanit, drejtimin e tij si dhe sistemet e ndryshme të komandimit.

Aeroplani është i dizajnuar si platformë për lansimin e raketave, me të cilat do të dërgohen pajisje në orbitën e poshtme të Tokës, përkatësisht nga lartësia mesatare, që do të jetë shumë më lirë se me metodën e tanishme.

Gjerësinë e krahëve e ka 117 metra dhe është më i gjerë se çdo aeroplan tjetër në botë, gjatësinë 73 metra ndërsa peshën 23 tonelata. Llogaritet se mund të bartë peshë prej 250 tonësh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë