Loading…
Aeroplani më i madh në botë është më i madh se një fushë futbolli
  • 23/03/2019 | 21:42

Aeroplani më i madh në botë është më i madh se një fushë futbolli

Aeroplani më i madh në botë fluturimin e parë zyrtar duhet ta bëjë sivjet, nëse faza e testimit kalon si duhet, transmeton gazeta Metro

Aeroplani më i madh në botë, Stratolaunch, sivjet duhet të bëjë fluturimin e tij të parë. Ky aeroplam gjugant dytrupësh me gjashtë motorë është i dizajnuar si platformë fluturuese për lansimin e raketave, të cilave do t’u dërgohej pajisja në orbitën e ulët në Tokës.

Nga aeroplani raktetat do të dërgohen në hapësirë. Gjerësinë e krahëve e ka 117 metra, gjatësinë 73 metra, ndërsa peshon 230 tonelata. Sipas llogarive, mund të bafrtë 250 tonelata ngarkese.

Paul Alleni i ndjerë, bashkëthemelues i Microsoftit, është themelues i kompanisë e cila e prodhon këtë aeroplan/. Ai shpresontë se do të ndihmojë në lansimin e raketave me madhësi të shtllet të NASA-s. Për herfë të parë i është paraqitur publikut në vitin 2017 ndërsa para fluturimit të parë, të cilin duhet ta bëjë sivjet, ka kaluar dhe kalon ende testime. Në fillim të këtij viti kompania ka publikuar një vdeo nga testimi në pistën në të cilën aeroplani ka arritur shpejtësinë prej 220 km/h, shkruan The Business Insider.

Plani është që raketat të lansohen nga orbita e ulët e Tokës, gjë që mendohet se do të jetë më lirë se deri më tash.

Gjerësia e krahëve të këtij aeroplani është më e madhe se një tsadium futbolli, gjë që e bën aeroplanin më të madh në botë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë