Bukuria dhe dizajni origjinal i aeroporteve në gjithë botën paraqiten për mrekulli nga autorët në librin ‘Arti i aeroporteve’.
Alexander Gutzmer, Laura Frommberg dhe Stefan Eiselin në librin e tyre të botuar kohët e fundit, kanë paraqitur fotografi nga vendet ku turistët shpenzojnë shumë kohë, terminalet e aeroporteve, trasnmeton gazetametro.net.
I hapur në vitin 1931, ky aeroport është i specializuar në fluturimet drejt Amerikës Latine, me linja direkte drejt Buenos Aires, Montevideo dhe Santiago de Chile. Arkitektët Richard Rogers dhe Antonio Lamela e dizajnuan më 2006 terminalin 4 aeroportit duke përdorur drurin bamboo, si element për të krijuar ndjenjën e qetësisë.
Dritaret e mëdha në çati lejojnë hyrjen e dritës në terminalin i cili mbulon 760 mijë metra katrorë.
Dizajni i terminalit në aeroportin Shenzhen u bë nga arkitekët italianë Massimiliano dhe Doriana Fuksas, të cilët e bazuan projektin në specien ujore ‘manta ray’, e cila mund të gjendet në brigjet kineze, transmeton gazetametro.net. Aeroporti qarkullon 32.3 milionë pasagjerë dhe ka një tavan me lartësi 79 metra.
Aeroporti me nofkën ‘the Rock’ u inspirua nga krijesat legjendare të detit Ngake dhe Whatatai. Pjesa e jashtme është dizajnuar të duket si ‘shkëmbe të rrezikshme. Dritaret e larta sjellin dritë të shumtë në terminal. Gjithashtu aty është përdorur shumë material druri.
I krijuar para krizës financiare të vitit 2008, Lledia në Katalonjë u dizajnua për tu shërbyer 400 mijë pasagjerëve në vit. Megjithatë tash ai mirëpret vetëm 40 mijë brenda vitit, duke ofruar fluturime direkte drejt qyteteve spanjolle, Britanisë së Madhe dhe Izraelit. Kulla e kontrollit është 41 metra e gjatë.
Terminali është disi qetësues dhe pas tij fshihet një strukturë komplekse e dizajnuar për tu ngjarë tendave të beduinëve, me 210 shtylla ure me nga 45 metra të larta secila. Përfundi ‘tendave’ është shtrihet një hapësirë prej 500 mijë metrash katrorë, e ndërtuar për të qarkulluar 80 mijë pasagjerë në secilin moment. Aty ka edhe një xhami si dhe një ‘Pazar’ arab.
I ndërtuar në vitin 2000 për të përballuar numrin gjithnjë në rritje të turistëve, Menara ka një çati të lakuar me dritare të mëdha trekëndëshe të ngjyrosur me dizajne arabe. Firmat franceze dhe marokene kanë krijuar një përzierje të dizajneve tradicionale dhe moderne. Çatia e terminalit është një strukturë nga çeliku dhe alumini që lejon brenda mjaftueshëm dritë. Dritaret janë gjithashtu të menduara për të prodhuar energji elektrike.