Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i menaxhuar nga kompania Limak, ka dhuruar pajisje kompjuterike për shërbimin e Telemjekësisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke riafirmuar përkushtimin e tij për të mbështetur sektorin e shëndetësisë në kontribut të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në vend, transmeton Gazeta Metro.
“Besojmë se këto aktivitete janë vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë”, u shpreh Gökhan Candan, menaxher i projekteve në kompaninë Limak. Donacioni u realizua në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke i dhënë kësaj nisme një rëndësi të veçantë në mbështetjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Përmes këtij kontributi, Limak synon të forcojë bashkëpunimin me institucionet shëndetësore dhe të vazhdojë të jetë pjesë aktive e nismave që sjellin përfitime konkrete për shoqërinë.
„Gjithashtu, besojmë se duhet të mbështesim mjekët, infermierët dhe ekipet e kujdesit shëndetësor në rutinën dhe aktivitetet e tyre të përditshme”./gazetametro.net