Një ditë para mbylljes së afatit për deklarimet lidhur me zgjedhjet dhe marrëveshjet ndërpartiake, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar një numër të madh njoftimesh nga subjektet politike, transmeton Gazeta Metro.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri më 6 maj 2026 në mesditë, 18 parti kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa katër të tjera kanë vendosur të mos garojnë. Po ashtu, është formalizuar edhe një bashkim zgjedhor mes dy partive.
Ky proces, që ka filluar më 1 maj dhe përfundon më 7 maj, përfshin gjithsej 53 subjekte të regjistruara në Kosova.
Sipas Elezit, procedurat janë ende të hapura dhe subjektet kanë në dispozicion edhe pak kohë për të përmbushur kërkesat ligjore pranë KQZ-së./gazetametro.net