Loading…

Afër gjetja e zgjidhjes për veteranët e UÇK’së

  • 03/12/2016 | 20:04

Afër gjetja e zgjidhjes për veteranët e UÇK’së

Ministri i Punës dhe Mirëqendies Sociale Arban Abrashi ka bërë të ditur se është afër të gjindet një zgjidhje optimale për çështjen e veteranëve të UÇK-së.


Kjo sipas Abrashit po bëhet në bashkëpunim me organizatat e Veteranëve të UÇK-së.

“Gjate dy ditëve të fundit, është zhvilluar Punëtoria për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/l -26 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po marrin pjesë drejtuesit kryesor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të komisionit qeveritar, të dikastereve të Qeverisë dhe MPMS-së si dhe të shoqërisë civile”.

2

“Gjatë debateve tejet konstruktive kanë ardhur në shprehje qëndrime plotësisht të njejta për shumicën e çështjeve të rëndësishme që duhet t’i adresojmë së bashku. Do të vazhdojmë konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme edhe më të madhe për veteranët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka shkruar Abrashi në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë