Loading…

‘Afër të përfundonte në tragjedi’: Fotografia e klubit për pak të rrëzohet nga autobusi

  • 23/06/2022 | 17:17

‘Afër të përfundonte në tragjedi’: Fotografia e klubit për pak të rrëzohet nga autobusi

Skuadra e Gironës pak ditë më parë siguroi pjesëmarrjen për edicionin e ardhshëm në La Liga në fitoren kundër Terenifes me rezultat 3-1. Por, një moment dramatik kishte ndodhur ditën e djeshme kur ata po festonin në qytet këtë sukses të arritur, transmeton Gazeta Metro.


Fotografia zyrtare e klubit, Nuri Margui, derisa ishte në autobus së bashku me lojtarët dhe stafin e skuadrës për një moment kishte qenë duke u rrëzuar nga autobusi dhe e gjithë festa të përfundonte pastaj me një tragjedi të mundshme.

Mirëpo ishte mbrojtësi 19-vjeçar, Arnau Martinez, i cili ishte edhe një ndër golashënuesit kundër Tenerifes që nxitoi për t’i dalë në ndihmë asaj në një moment aspak të mirë.

Në videon e publikuar shihet edhe policia e cila kur e sheh se Margui është në rrezik të madh për t’u rrëzuar, vrapojnë në pjesën e pasme të autobusit në përpjekje për të ‘zbutur’ rënien e saj.

Kujtojmë që Girona për herë të parë në histori të saj në elitën e futbollit spanjoll u promovua në sezonin 2016/17, pasi përfundoi si nënkampione atë kohë e Levantes.

Ndërsa pas dy viteve të kaluara në La Liga, ajo ishte rrëzuar në stinorin 2018/19 vetëm në javën e fundit dhe tani rikthehet përsëri pas tre viteve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë