Gjatë ditës së sotme janë vendosur disa afishe të cilat i shpallin si të vdekura kauzat e kryeministrit Albin Kurti.
Mirëpo, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në llogarinë e tij në Facebook, i ka akuzuar për vjedhje të idesë ata ose ato që i kanë vendosur këto afishe, njofton Klan Kosova.
“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna”.
“Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të ‘Zajednicës’”.
“Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të ‘Zajednicës’”.